Greqi/ Shqiptari kërcënon me thikë punonjësit e Sigurimeve Shoqërore

Aktualitet

Greqi/ Shqiptari kërcënon me thikë punonjësit e Sigurimeve

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku në mes të Athinës, një 61-vjeçar shqiptar ka shkaktuar momente paniku dhe tensioni.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrave të EFKA-s (Departamenti i Sigurimeve Shoqërore), ku 61-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në zyrat e EFKA-s dhe ka filluar të kërcënojë punonjësit me thikë, për motive që ende nuk janë zbardhur.

Oficerët e policisë nxituan menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta neutralizonin pa shkaktuar lëndime dhe dëme, sikurse edhe ta arrestonin të dyshuarin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion