Greqi, shqiptarët nuk lejohen të zhvillojnë tubim në Athinë

Aktualitet

Greqi, shqiptarët nuk lejohen të zhvillojnë tubim në

Policia greke ka njoftuar ndalimin e një grumbullimi të shtetasve shqiptarë të organizuar përmes rrjeteve sociale në lagjen Alimo të Athinës më 15 dhjetor 2024.

Autoritetet theksojnë se ngjarja mund të shoqërohej me përdorimin e flamujve shqiptarë dhe parullave patriotike, që sipas tyre, mund të provokonin tensione dhe reagime negative, veçanërisht nga grupe ekstremiste lokale.

Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Atikës jug-perëndimore, theksohet se ngjarja nuk ka një arsye formale si festimet e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor, kur shqiptarët në Greqi festuan lirshëm dhe pa pengesa në sheshin "Sindagma" të Athinës.

Festimet spontane atëherë u pritën përgjithësisht pozitivisht nga mediat dhe publiku grek. Për ngjarjen e planifikuar në Alimo, policia ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

ELAS njoftoi se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalon tubimin publik në natyrë, i cili është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për nesër në orën 19:00 në rrugën “Koris” në zonën e Alimos, nga shtetas shqiptarë .

“Ndalimi i mësipërm vendoset nga njëra anë, pasi ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar nga mbajtja e tubimit të mësipërm dhe nga ana tjetër, mbajtja e tij do të shkaktojnë pengim të qarkullimit dhe aksesit në shërbimet publike, organizatat me përfitim të përbashkët dhe institucionet infermierore, funksionimin e infrastrukturës dhe objekteve publike dhe furnizimin e tregut me sende jetike”, thonë mediat vendase.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion