Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën bizhuteri me vlerë 7 milionë lekë

Aktualitet

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët morën

Grabitësit kanë vjedhur 700,000 lekë vjetra nga argjendaria në Kamëz.

Raportohet se ka përfunduar inventarizimi i argjendarisë së grabitur. Autorët kanë vjedhur bizhuteri flori dhe argjend që kapin vlerën e 7 milionë lekësh të vjetra.

Ditëm e djeshme dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Njëri prej grabitësve dyshohet se ishte i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.

Nga kontrollet dhe shoqërimet e kryera deri më tani autoritetet nuk kanë mundur dot të shkojnë tek emri i autorit, por falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerarin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion