Grabitet qendra tregtare në Tiranë! Pranga 29-vjeçarit, e pësojnë dhe 3 të mitur

Aktualitet

Grabitet qendra tregtare në Tiranë! Pranga 29-vjeçarit, e

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, teksa 3 të mitur janë vendosur nën hetim pasi akuzohen për vjedhje.

Mësohet se në pranga ka rënë Elvis Hasani, i cili në bashkëpunim me tre adoleshentët e moshës 17-vjeçare, kanë vjedhur disa produkte në një qendër trgtare në kryeqytet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura, teksa po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuar maksimalisht për të garantuar sundimin e ligjit, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shopping”.

Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar.

Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion