Grabitet argjendaria në Gjirokastër, autorët e maskuar kërcënojnë me armë shitësin

Aktualitet

Grabitet argjendaria në Gjirokastër, autorët e maskuar

Një grabitje është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Abcnew.al, mëson se pre e kësaj grabitje ka rënë një argjendari në qytetin jugor të vendit.

Argjendari në fjalë ndodhet në lagjen “18 shtatori”. Mësohet se kanë qenë dy persona të armatosur me pistoleta dhe të maskuar të cilët kanë hyrë brenda argjendarisë.

Ende nuk dihet dëmi i shkaktuar. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT