Grabitësi i Bankës Qendrore në Greqi, kush është Klement Çala, pse u fut sot në regjimin "41 biss"

Aktualitet

Grabitësi i Bankës Qendrore në Greqi, kush është

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve fut në 41 biss Klement Çalën. Burimet e Anila Hoxhës thanë se mbyllja e në rrëgjimine ashpër e Calës u krye me urdhër të ministrit të drejtësisë dhe me kërkesë të SPAK.

Por kush është Klement Çala?

Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës.

I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke. Rreth orës 8:40 në mëngjesin e së enjtes të 16 majit 2013, Çala së bashku me një person tjetër, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit Kallashnikov kanë grabitur rreth 1 milion euro.

Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje. Pak orë pas grabitjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 tetorit, të 2011 në Athinë.

Skenari duket i ngjashëm me grabitjet e transfertave bankare Tiranë-Rinas gjatë dy viteve të fundit. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë.

Policia greke kishte gjetur gjurmë ADN-je të Klement Çalës në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth, me të cilin të arratisurit nga burgu i Trikalasë kishin tentuar t’i shpëtonin arrestimit.

Më 29 qershor 2015, Klement Çala, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Policia lokale finalizoi me sukses operacionin “Streha e fundit”, ku u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit Çala banues në Elbasan, si edhe i 31-vjeçarit Alkond Bengasi, banues në Elbasan, i shpallur në kërki kombëtar.

Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte në lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai ruajti gjakftohtësinë dhe tentoi t’i shmangej arrestimit duke u paraqitur me emrin Semir Koca.

Për këtë identitet ai dispononte edhe një pasaportë dhe një kartë identiteti, që i përkisnin Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve me policinë e Kosovës rezultoi se ishte identitet i rremë.

Përveç akuzave të autoriteteve greke që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për për vepra penale, pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese, grabitje me armë, vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë etj, Çalës iu shtuan dhe akuzat e reja pas arrestimit nga policia e Vlorës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion