Gonzato takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë: Bashkëpunim me KLP për standarde të larta etike

Aktualitet

Gonzato takim me Prokurorin e Përgjithshëm të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit dhe garantimin e drejtësisë për qytetarët.

Gjithashtu u theksua bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

Reagimi:


Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.


Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.

Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion