Goditet një rast prostitucioni në Shkodër/ 3 kolumbiane dhe 2 të rinj në pranga, nën hetim pronarja e apartamenteve

Aktualitet

Goditet një rast prostitucioni në Shkodër/ 3 kolumbiane dhe 2

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit është goditur nga policia.

Në lagjen ‘3 Heronjtë’ në Shkodër në dy apartamente të marra me qira, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 5 persona, 2 vajza nga Kolumbia që ushtronin aktivitetin e paligjshëm, 2 të rinj si dhe nën hetim është vënë pronarja e apartamenteve.

Kjo e fundit akuzohet për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

“Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:

shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion