Goditen 2 raste të shitjes së drogës në Tiranë, në pranga 3 persona! Procedohen 2 të tjerë

Aktualitet

Goditen 2 raste të shitjes së drogës në Tiranë, në

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis. Lidhur me këtë operacion janë vënë në pranga 3 persona. Të arrestuarit janë identifikuar si Bekim Rrustemaj, Redon Nela dhe Bledar Kalaja.

Policia njofton se në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis gati për shitje. Sasitë e lëndëve narkotike, të arrestuarit i mbanin të fshehura ne qëllim shmangien e kontrollit policor.

Gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit Kalaja dhe kontrollit fizik, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen. Gjithashtu janë proceduar edhe dy të rinj, njëri prej tyre djali i Bledar Kalasë.

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Different”. Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë. Sekuestrohen kokainë dhe cannabis.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Different”.

Në kuadër të operacionit: u vunë në pranga shtetasit B. Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis gati për shitje. Sasitë e lëndve narkotike i mbanin të fshehura ne qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po në vijim të operacionit, u vu në pranga shtetasi B. K., 49 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit B. K. (djali i 49-vjeçarit) dhe K. Ç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe kontrollit fizik, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen.

Ndërsa shtetasit B. K., 18 vjeç (djali i 49-vjeçarit), iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe shtetasit K. Ç. iu gjet një tabelë policie në automjetin e tij, të parkuar në afërsi të lokalit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion