Gjyqtarët dhe prokurorët kapin “Kushtetuesen”: Kërkohet shfuqizimi i ligjit për pagat

Aktualitet

Gjyqtarët dhe prokurorët kapin “Kushtetuesen”:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e ligjit nr. 95/2026, që ndryshon ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në kërkesën e depozituar më 21 shtator 2026, të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, tre shoqatat kërkojnë gjithashtu pezullimin e zbatimit të ligjit deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Shoqatat argumentojnë se Kuvendi nuk miratoi ndryshimet ligjore brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e 17 shkurtit 2026, ndërsa kërkesa ngre edhe çështje lidhur me zbatimin e vendimit kushtetues dhe përcaktimin e pagës referuese të magjistratëve.

Në dokument thuhet gjithashtu se KLGJ dhe KLP kishin miratuar vendime për përcaktimin e pagës referuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por më pas ekzekutimi i diferencave të pagave u përball me problematika në procedurat e Thesarit.

Kërkesa tashmë i është paraqitur për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion