Gjykatat liruan vrasësin e gruas në Fier, ILD nis hetimin për skandalin

Aktualitet

Gjykatat liruan vrasësin e gruas në Fier, ILD nis hetimin për

Inspektoriati i Larte i Drejtesise ka nisur menjehere hetimet ne lidhje me lirimin nga burgu te 31-vjecarit qe ekzekutoi ish bashkeshorten mbremjen e djeshme ne Fier.

Ne nje reagim per median, kreu i ILD Artur Metani shkruan:

Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit.

Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve./lajmifundit.al

Lirimi i autorit

Report Tv ka publikuar diten e sotme 2 vendime të gjyqtarit të Fierit Piro Sota, i cili fillimisht më 1 mars 2021, ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të Elton Metës, mbi kërkesën që prokurori Çlirim Sina bëri në janar, për ta larguar 31-vjeçarin nga paraburgimi i Fierit drejt spitalit të burgut të Zaharisë në Krujë.

Gjykata kështu, pushoi përgjegjësitë penale të Metajt për veprat e kryera mbi argumentin se ka probleme të shëndetit mendor. Por vetëm 5 muaj më pas, më 27 korrik 2021 i njëjti gjyqtar, Piro Sota, mbi një kërkesë të avokatit të Elton Metës, Kujtim Cakrani, vendosi daljen nga spitali i burgut të Zaharisë, dhe mjekimin e detyruar ambulator në kujdesin e babait.

Pra nga një njeri me probleme të shëndetit mendor që duhet izoluar në spital, për vetëm 5 muaj, Elton Meta, jo për faj të tij, por me vulën e drejtësisë, ishte tashmë një njeri i lirë për të qëndruar dhe kuruar me ilaçe depresioni në shtëpi dhe vizita tek mjeku neuro-psikiatër, aspak i rrezikshëm për shoqërinë dhe të afërmit e tij.

Në të dyja vendimet, ndër të tjera, provë kanë qenë raportet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nëse në rastin e parë, ishte prokurori Clirim Sina që kërkoi rehabilimin në spital psikiatrik, herën e dytë ishte avokati Kujtim Cakrani që kërkoi daljen e të riut nga spitali. Këtu, gjyqtari Piro Sota caktoi të tjerë ekspertë të Instititut të Mjekësisë Ligjore, që sëmundjen e Metës e çuan në nivelin e kujdesit në shtëpi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion