Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, avokati Ndreca: Ka presion institucional

Aktualitet

Gjykata shtyn seancën ndaj prokurorit të SPAK, avokati Ndreca: Ka

Gjykata Administrative ka shtyrë për në 19 qershor, në orën 14:00, seancën për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi se faktet e paraqitura gjatë procesit kanë ngritur dyshime për presion institucional ndaj çështjes.

“Besoj se doli e qartë që ka një presion të shtuar në këtë çështje. Ka shkresë nga KLP, ndërkohë që KLP nuk ishte mbledhur. Kërkuam që kamerat të jenë prezentë dhe u refuzua. E gjithë kjo panoramë faktesh na e shton dyshimin që jemi në një situatë me presion të jashtëzakonshëm institucional. Kontestimi ynë nuk ishte me përfaqësuesen, por me targetin që ajo ka”, u shpreh Ndreca.

Ai theksoi se qëndrimi i mbrojtjes mbetet i pandryshuar, ndërsa pritet seanca e radhës në muajin qershor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion