Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për falsifikime pronash në Spitallë, mes tyre dhe ish-kandidatin e PS
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 5 të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në Spitallë. Në qeli është lënë ish-zv.drejtori iKadastrës, Leonard Kadrimi dhe 4 personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen se tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë.
Leonard Kadrimi ka qene drejtor i Kadastres Durrës dhe akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po në kuadër të këtij procedimi penal, është ekzekutuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën “Përvetësimi i produkteve ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për 9 persona të tjerë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës”, njoftoi policia.
Lirim Xhameta 58-vjeç dhe Dashnor Taulla 61-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Ardit Kërtusha, 33-vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44-vjeç, të dy banues në Durrës, akuzohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.