Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen “Balluku”, në pritje edhe Këshilli i Mandateve

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese u mblodh për çështjen e Belinda Ballukut por ende nuk ka dalë me vendim. Burime thanë se Kushtetueses i duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim pasi shqyrtoi ankimin e qeverisë. 

Të mërkurën (28 janar) do të mblidhet edhe Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit së ministres e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i kërkoi më 16 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, pra rrjedhimisht heqjen e imunitetit të deputetit që ajo gëzon e më pas hapjen rrugë të marrjeve të masave ligjore.

Seanca në Kushtetuese për Ballukun u mbajt më 22 janar, pa praninë e saj. Qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të pezullimit të zv/kryeministres nga Gjykata e Posaçme, kurse SPAK e kundërshtoi. Vendimi i Gjykatës duhet të shpallet brenda 30 ditëve.

Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese do të vijë në një kohë kur SPAK ka dorëzuar në Kuvend edhe kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit.

E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion