Gjykata e Fierit e dënoi me 3.4 vite burg, ndalohet tutorja 45-vjeçare

Aktualitet

Gjykata e Fierit e dënoi me 3.4 vite burg, ndalohet tutorja

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Y. N(Xh)., 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostuticioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostuticion”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. I., 53 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, pasi Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion