Gjykata del me njoftim për lirimin e Sali Berishës, SPAK: Do ankohemi në Apel, të kthehet në "arrest shtëpie"!

Tirane - Gjykata e Posacme publikoi njoftimin ne lidhje me heqjen e mases se arrestit ne shtepi ndaj Sali Berishes.
Nga ana tjeter, Prokuroria e Posaçme reagoi duke thene se se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Edhe gjate seances ne GJKKO, mesohet se prokuroria ka qene kunder ndryshimit te mases ndaj Berishes, duke kerkuar qe ajo te lihet ne fuqi dhe te mos revokohet.
Sali Berisha ndodhej ne arrest shtëpie prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje.
Pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar.
Ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.
Avokati i Berishes:
Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie.
Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu.
Mbas vendimit të kushtetueses. Prej sot është i lirë e pa asnjë masë sigurie. Mos u mërzisni që Sali Berisha u lirua' tha avokati Genc Gjokutaj.
'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.'- shtoi avokati.
Nderkohe mesohet se gjyqtarja ka vleresuar se per Berishen nuk ka rrezik ikje dhe pas dergimit te dosjes ne gjykate tashme, nuk mund ti demtoje as provat.


