Gjirokastër, rrezikohen 20 familje! Përkeqësohet moti, reshje shiu në gjithë vendin. Përroi "kërcënon" shtëpitë...

Aktualitet

Gjirokastër, rrezikohen 20 familje! Përkeqësohet moti, reshje

Rreth 20 familje në lagjen N.Sh.N jetojnë çdo ditë me ankthin që shkakton përroi i Zinxhirave,i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati dhe gërryen tokën mbi të cilën janë ndërtuar banesat e tyre.

Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve.

Prej vitesh, komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të përroit, por pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, zgjidhja ende mungon. Banorët apelojnë që institucionet të marrin masa para se situata të përshkallëzohet më tej, sidomos tani që sezoni i reshjeve është intensifikuar. Sipas tyre, çdo ditë jetojnë mes pasigurisë, duke u lutur që reshjet e radhës të mos shkaktojnë një katastrofë të paralajmëruar.

ME TE LEXUARAT