Gjetja e trupave të nënës dhe 3 fëmijëve në Bunë, Peleshi: Tragjedi që tr*nditi gjithë shoqërinë!

Aktualitet

Gjetja e trupave të nënës dhe 3 fëmijëve në

Pas gjetjes së trupave të nënës Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë detaje nga operacioni ku u angazhuan dhe Forcat e Armatosura.

“Pas përpjekjeve të pandërprera triditore është bërë e mundur gjetja e të katër trupave, të mbytur në lumin Buna, nënës dhe 3 fëmijëve.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Një ngjarje tragjike, që tronditi gjithë shoqërinë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve në këtë moment të dhimbshëm!”

 

ME TE LEXUARAT