Gjeorgji, plas sherri në Kuvend, deputetja i “flak” kolegut shishen e ujit në kokë

Aktualitet

Gjeorgji, plas sherri në Kuvend, deputetja i “flak” kolegut

Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike.

Ndërkohë ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.

Projektligji që ka shkatuar polemika kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Kundërshtarët e projektligjit e quajnë këtë ligj autoritar dhe “të frymëzuar nga Rusia”, por partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është e nevojshme të sigurohet transparencë në financimin e organizatave joqeveritare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion