Gjendet trupi i pajetë i 62-vjeçarit në Fushë Arrëz, dyshohet se u rrëzua nga ura dhe u mbyt në ujë

Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i 62-vjeçarit në Fushë Arrëz,

Mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit Fushë Arrëz, në Përroin e Thatë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Frrok Hajdaraj, 62 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 62-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në ujë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion