Gjendet i humbur një fëmijë në Tiranë, policia: Familjarët të na kontaktojnë (FOTO+EMRI)

Aktualitet

Gjendet i humbur një fëmijë në Tiranë, policia:

Një fëmijë i mitur është gjetur këtë të shtunë në Terminalin e Jugut në kryeqytet dhe nuk mban mend banesën e tij.

Autoritetet bëjnë thirrje familjarëve që të paraqiten në komisariatin numër 3 në Tiranë.

Njoftimi

Tiranë – Më datë 08.05.2021, rreth orës 16:00, tek “Terminali i Jugut” është gjetur nga qytetarët i vetëm në rrugë fëmija e mitur Vin Uku, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e tij.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Komisariatit Nr.3 Tiranë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion