Shtetasja e huaj u gjet e vrarë në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëshorti, pronarja e shtëpisë: Flisnin arabisht!

Aktualitet

Shtetasja e huaj u gjet e vrarë në Tiranë, shpallet në

Policia e Tiranës ka nisur hetimet per vrasje lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, ku mesditën e sotme u gjet e pajetë një shtetase e huaj në një banesë të marrë me qira.

Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e vajzës, pasi dyshojnë se ai mund të jetë autor i vrasjes së 30-vjeçares, në trupin e së cilin janë konstatuar plagë të ndryshme, që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Sipas burimeve e reja jetonte në shtëpinë e marrë me qira përmes Airbnb, me bashkëshortin e saj, i cili është po ashtu shtetas i huaj.

Cifti kishin 7 ditë që kishin ardhur në Shqipëri, por nuk dihet arsyeja përse ndodheshin në vendin tonë. Policia është njoftuar për ngjarjen nga pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë çiftit banesën me qira.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, por forcat e rendit vetëm sot janë njoftuar nga pronarja banesës. Ndërkohë, bashkëshorti i vajzës nuk është gjetur nga policia dhe ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Erdhi në Shqipëri 7 ditë më parë, gjendet e vrarë në Tiranë 30-vjecarja e huaj

Shtetasja e huaj u gjet e vrarë në Tiranë, shpallet në

Nje shtetase e huaj eshte gjetur pa jete ne Tirane ndersa policia tha se ka plage me mjet preres.

Sipas policise, viktima dhe i shoqi, kishin vetem 7 dite qe kishin ardhur ne Tirane nderkohe qe po qendronin ne nje banese me qira.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion