Gjendet 30-vjeçari pa ndjenja në një kanal në Delvinë, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
31 March 2021, 19:35
Aktualitet

Një i ri rreth të 30-tave është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Vane të Delvinës.
Fala bëhet për Erjon Lamen, i cili u gjet nga disa persona që sapo kishin zbritur nga urbani.
Menjëherë u njoftua ambulanca dhe ai është dërguar në spitalin e Sarandës.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka pasur Lame, por sipas bashkëfshatarëve të tij ai ka pasur problem me zemrën dhe mund të ketë humbur ndjenjat.


