Dosja “Gërdeci”, prokurorët e SPAK përplasen me avokatët e Mediut për dëshminë e 5 amerikanëve

Aktualitet

Dosja “Gërdeci”, prokurorët e SPAK përplasen me

Mënyra e pyetjes së 5 dëshmitarëve amerikanë në procesin ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu, në Gjykatën e Posaçme përplasi prokurorët e SPAK me avokatët e të pandehurit.

Prokurorët e SPAK kërkuan që pyetja të bëhej përmes letër-porosive, pasi sipas tyre pyetja përmes videokonferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve.

Ndërsa avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes videokonferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

Dëshmitari i vetëm i paraqitur në seancë, si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, ishte Dashnor Çaushi, i fajësuar në gjyqin e parë të dosjes "Gërdeci". Ish-anëtari i komisionit të kategorizimit të municioneve nuk dha pëlqim të jepte dëshmi. Ndërsa në një dëshmi të dhënë gjatë hetimit në vitin 2008, që u administrua nga gjykata, Çaushi ishte shprehur:

“Më ka marrë në telefon edhe ministri i Mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin për kalimin e municioneve ndërmarrjes Meico".

‘Gërdeci’/ A do të pranojë të dëshmojë? Çfarë deklaroi ish-ministri Mediu në GJKKO

Dosja “Gërdeci”, prokurorët e SPAK përplasen me

U mbajt sot seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në këtë seancë gjyqësore në GJKKO, Mediu dha pëlqimin për të folur para prokurorëve, por në fund të procesit.

Mediu po hetohet për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri po hetohet për shpërdorim detyre.

DEKLARATA E MEDIUT

E nderuar Znj.Gjyqtare!
Në seancën e kaluar prokurori kërkoj që unë të pyetem.
Që në krye të herës dua të them se:
Pavarësisht se ky proces penal kundër meje ka nisur dhe po vazhdon në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, kam zgjedhur të respektoj intitucionin e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe kundërshtimin ndaj kësaj paligjshmërie ta bëj në këtë sallë.
Nuk kam bërë politikë me këtë cështje dhe pse sic theksova, paligjëshmëria për cdo njeri me dije minimale juridike është flagrante dhe nuk i jam shmangur apo larguar qoftë edhe një cast përballjes me drejtësinë në këto 17 vite.

Kam qenë këtu në cdo seancë për të dëgjuar me vëmendje të gjithë dëshmitarët me të cilët akuza pretendon të provojë fajësin time.
Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar qoftë edhe një fjalë të vetme kundër veprimeve të mia, madje kanë treguar qartë se Ministri nuk ka përcaktuar Gërdecin, nuk ka përcaktuar kalibrat si dhe nuk ka përgjegjësi për zbatimin e Rregullores së trajtimit të municioneve sepse ato janë cështje tërësisht ushtarake.

Ministri si autoritet civil drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes, ka respektuar vendimet e strukturave civile dhe ushtarake të ngarkuara me ligj.
Nuk ka asnjë dëshmi që të kem, injoruar dhe ndikuar në asnjë rast vendimarrjen e tyre.
Kam zbatuar ligjin dhe detyrat e mija si Ministër i Mbrojtjes. Kam kërkuar nga strukturat ushtarake dhe civile të raportojnë detyrat e ngarkuara me ligj në mënyrë periodike tek autoritet e tyre drejtuese dhe tek Ministri.
Nuk ka pasur asnjë raportim për moszbatim të detyrimeve ligjore apo rregullave të trajtimit të municioneve.
Do të jem këtu në cdo moment për të debatuar dhe vlerësuar cdo dokument apo fakt që kërkon të sjell prokuroria si provë në këtë proces.
Kam bindjen se vlerësimi i paanshëm dhe i vërtetë me ekspertë i akteve të ekspertimeve ushtarake, ekonomike dhe fakti pse ka ndoshur ngjarja, do të hidhnin dritë mbi të vërtetën e cila manipulohet qëllimisht prej 17 vitesh.

E nderuar Znj. Gjyqtare, për 17 vite unë nuk jam pyetur.
SPAK për dy vjet nuk më pyeti dhe hetoj cfarë donte, padyshim kjo është detyra e SPAK të hetojë, por mendoj se në dy vite duhet të kishte pasur vullnetin për të dëgjuar dhe të vërtetën time për të bërë drejtësi dhe për të ndryshuar edhe veprimet e qëllimshme të ish-Prokurorëve.
Për fat të keq kjo nuk ndodhi.

Prokuroria ka kërkuar të pyetem në fund të dëshmitarëve që ka paraqitur.
Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem cdo pyetje të prokurorëve apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.

Përndryshe zhvillimi i seancës së pyetjeve ndaj meje, në këtë moment të procesit do të jetë thjeshtë një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statitikës.

“Gërdeci”/ “E vërteta del përmes ...”, çfarë deklaroi Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës

Dosja “Gërdeci”, prokurorët e SPAK përplasen me

Përfundon seanca për “Gërdecin” dhe seanca e radhës do të mbahet më 27 mars.

Pyetje: Pse kërkoni që letër porosia të bëhet me video konferencë?

Mediu: Nuk e kërkuam vetëm ne, por edhe familjarët. Kjo është më e mirë rrugë e mundshme sepse e bën më të plotë procesin në pyetjet që i bëhen dëshmitarëve dhe në reflektim gjatë procesit për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Dua të theksoj një fakt që nëse duan të vërteten, e vërteta del nëpërmjet ballafaqimit. Ajo që shikoj është dëshira për të mos marrë në konsideratë, qoftë edhe nga dëshmitarë të Prokurorisë, dëshmi që ata kanë bërë në procesin e hetimit, në një kohë që duhet të ishte interesi i kundër.

Mendoj që pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAK që kanë qenë në Gërdec do të ishte me plotë nëse ne do të dilnim gjatë këtij procesi nëpërmjet videokonferencës dhe do të bënim pyetje për ti shkuar të vërtetës deri në fund.

Mediu po hetohet për rastin e tragjedisë së Gërdecit që ndodhi më 15 mars të vitit 2008, ndërsa ish-ministri po hetohet për shpërdorim detyre.

 

ME TE LEXUARAT