Gentian Bejtja u vra nga katër persona, policia gjeti 50 gëzhoja në vendin e ngjarjes

Aktualitet

Gentian Bejtja u vra nga katër persona, policia gjeti 50 gëzhoja

Mbi 50 gëzhoja kallashnikovi u gjeten nga policia në oborrin e banesës së Gentjan Bejtjes që u ekzekutua pasditen e së premtes nga persona ende të panjohur.

Hetuesit zbardhen pamjet e disa kamerave të sigurisë në zonë dhe kanë vënë re se 43-vjeçari ishte i vetëm në banesë në ato momente.

Gentian Bejtja u vra nga katër persona, policia gjeti 50 gëzhoja

Banesës i është afruar një automjet Range Rover i bardhë nga kanë zbritur 3 persona ndërsa shoferi ka qëndruar në makinën e ndezur.

Gentian Bejtja u vra nga katër persona, policia gjeti 50 gëzhoja

Ata kanë shfrytëzuar rastin që dera ishte e hapur për të hyrë brenda ku kanë zbrazur breshëri plumbash. 43-vjeçari ka tentuar të dalë nga një derë e pasme, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Pasi u siguruan se Bejtja ndërroi jetë, autorët u larguan në drejtim të fshatit Hasan. Në këtë zonë ata dogjën automjetin brenda të cilit u gjetën 4 kallashnikovë.

43-vjeçari Gentian Bejtja ishte një emër i njohur për policinë, pasi në të shkuarën i ka shpëtuar 3 atentateve. Në 2016-ën makina e tij u shpërthye me eksploziv, por ai nuk u lëndua.

Në 2022-in i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës kur u qëllua me breshëri plumbash ndaj makinës së tij.

Rasti më i fundit ishte në Korrik të vitit 2023 po në oborrin e shtëpisë së tij në Larushk, ku Bejtja u shpëtoi breshërive të plumbave, por mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagos djali i tij 10 vjeç.  

Për këtë ngjarje 43-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje, por pavarësisht kontrolleve policore në 8 muaj hetuesit nuk mundën të siguronin një dëshmi të tij.

Bejtja është i dyshuar si i përfshirë për disa ngjarje të rënda kriminale, në zonën e Krujës, por dhe me gjerë. Policia thotë se janë duke u verifikuar të gjitha pistat.

Nisur nga këto dyshime së të shkuarës, por dhe 3 atentateve ndaj tij, policia dhe prokuroria e Tiranës ka dyshime të forta se ngjarja ka si motiv hakmarrjen./klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion