Gent Gazheli u shkarkua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e zëvendëson

Aktualitet

Gent Gazheli u shkarkua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ka miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Sipas vendimeve të miratuara, Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar Zëvendësministër i Mjedisit.

Në vend të tij, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Gent Gazheli u shkarkua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e

Ndërkohë, Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

Gent Gazheli u shkarkua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ja kush e

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion