Gaz lotsjellës, ujë dhe zvarritje, PD për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama

Aktualitet

Gaz lotsjellës, ujë dhe zvarritje, PD për përplasjet në

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjet në protestën e sotme para Kuvendit, duke dënuar dhunën. Kreu i selisë blu, Sali Berisha në një videomesazh, u shpreh se “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”.

“Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre. Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve. Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90.”– shprehet PD në një deklaratë zyrtare.

ME TE LEXUARAT