Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më tepër qëndroj me trupën e SPAK se me familjen time

Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ Nis intervistimi i kandidatëve, Xholi: Më

Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK.

I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi e nisi fjalën duke theksuar se përmbush të gjitha kriteret që duhen për të qenë kreu i ri i SPAK. “Filozofia ime në punë është bashkëpunimi në grup. Nuk mendoj që suksesi i një prokurori matet me numrin të arrestuarve, por me aktet në gjykatë. Jam në vitin e 28 që ushtroj profesionin në mënyrë të pandërprerë. Jam emëruar prokuror në vitin 1999 në Gjirokastër. “, tha ai.

Pasi kreut Altin Dumani i mbaron mandati më 18 dhjetor, për të marrë postin e tij ka katër kandidatura.

Katër prokurorët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion