Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Sot faza e intervistimit, skualifikohen dy kandidate

Aktualitet

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit/ Sot faza e

Kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit kalojnë në fazën e intervistimit nga komisioni i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.

Burimet thonë se këtë fazë nuk e kanë kaluar vetëm dy gratë që ishin në listën e kandidatëve: Jona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.

Dy kandidatet ishin juriste dhe vinin jashtë radhëve të Policisë së Shtetit. Nga verifikimi i dosjeve të dorëzuara rezultoi se ato nuk plotësonin kriteret ligjore për të aplikuar, duke u skualifikuar.

Garën e vijon pjesa e mbetur e kandidatëve, të cilët do të intervistohen nga komisioni i përbërë nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, një nga zëvendësministrat e Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i AMP-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion