Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, sot afati i fundit i aplikimeve, kush janë emrat që pritet të dorëzojnë kandidaturën

Aktualitet

Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, sot afati i fundit i

Mbyllet sot afati 7 ditor për aplikim për garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Deri më tani mësohet se janë paraqitur 2 aplikime, bëhet fjalë për drejtorin e Policisë së Vlorës, Elidon Çela dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi.

Në orët në vijim pritet të dorëzojnë aplikim edhe emra të tjerë, përfshirë drejtorin e Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i Durrësit, Afrim Tafa, drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Në garë pritet të jenë edhe drejtues të tjerë.

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion