Gafa e deputetit të PD-së: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha! Sorry, sorry

Aktualitet

Gafa e deputetit të PD-së: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha!

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një.

Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste.

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht: “Sorry, sorry....” (më vjen keq, ndjesë).


Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi: “Fadil, do të të zgjatet jeta...”.

Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës...”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor...”.

Më tej vijoi fjalën për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend, duke kujtuar emrat e disa viktimave. 

 

ME TE LEXUARAT