FUNDIT/ Humb jetën punonjësi i fasonerisë në Krujë, dyshimet e para
Lajmifundit
/
21 Qershor 2023, 20:32
Aktualitet

Një 35-vjeçar, punonjës i një fasonerie në Thumanë të Krujës ka humbur jetën në vendin e punës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se i riu është goditur aksidentalisht nga një tranxhë.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



