Ftohet koha, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Aktualitet

Ftohet koha, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion