Fshihte në banesë 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, pranga 48-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Fshihte në banesë 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, pranga

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi u konstatua se fshihte në banesën e tij 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë. Në kuadër të operacionit të koduar “Sinjalizimi”, në pranga ka rënë Sh. L., 48 vjeç.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma dhe municioni.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç. Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion