'Fshihen 410 milionë euro borxhe', Tatimet: Mbi 204 mijë përfitues nga amnistia fiskale

Vijon procesi i fshirjes automatike të detyrimeve tatimore për tatimpaguesit përfitues, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 86/2025.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) deri 31 korrik 2026 janë fshirë ose shuar detyrime në vlerën 410 milionë euro për 204,413 tatimpagues, ndërsa procesi vijon për të gjithë përfituesit sipas ligjit.
Administrata tatimore, kujton tatimpaguesit se procesi i faljes mbyllet në 31 dhjetor 2026.
Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore, doganore dhe të pushtetit vendor po zbatohet në disa faza.
Fillimisht, nga data 10 qershor deri më 30 qershor 2026 u zbatua edhe faza e pagesave për përfitimin nga falja me kusht e detyrimeve tatimore, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas ligjit nr. 86/2025.
Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 50% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse 50% e mbetur paguhej njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.
Për periudhën 2015–2019 përfitohet fshirje e 25% të detyrimit principal, si dhe fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave. Afati për të paguar 75% të principalit, me kushtin që të fshihet pjesa e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.
Për periudhën 2020–2024 përfitohet fshirje e plotë e gjobave dhe kamatëvonesave, nëse paguhet 100% e detyrimit principal nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor


