Fshehje të ardhurash dhe ndërtim pa leje, e pësojnë 18 persona në Kukës dhe Tropojë

Aktualitet

Fshehje të ardhurash dhe ndërtim pa leje, e pësojnë 18

Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 3”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tropojë dhe Kukës.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 9 shtetas, konkretisht: A. H., I. L., Z. Gj., A. N., Sh. M., A. P., B. A., Rr. L. dhe R. K., banues në Tropojë.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe, restorant dhe servis automjetesh, në zona të ndryshme të qytetit të Bajram Currit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, konkretisht:  A. K., G. C., I. R., Nj. S., M. C., S. J., Sh. S., K. K. dhe B. K., banues në Kukës, pasi këta shtetas kanë ndërtuar objekte të ndryshme, pa lejen e organeve përkatëse.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe Tropojë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion