Frikë për hakmarrje? Policia largon nga zona familjen e Nikolla Rradaçit pas aksidentit tragjik

Aktualitet

Frikë për hakmarrje? Policia largon nga zona familjen e Nikolla

Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi.  Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se janë marre masa për të shmangur çdo incident dhe ndonjë hakmarrje të mundshme.

Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik. Ai lëvizte nëpër lagje me shpejtësi të lartë dhe nënë efektin e alkoolit. Banorët dëshmojnë se ai ishte kthyer në makth për sigurinë në lagje.

Ndërkohë pas arrestimit, vetë Nikolla Radaçi është shprehur i penduar teksa ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Para uniformave të policisë është shprehur: Më vrisni!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion