“Françeska si Dea Mishel”/ Ronaldo Sharka zbulon finalistët e këtij edicioni sipas tij!

Aktualitet

“Françeska si Dea Mishel”/ Ronaldo Sharka zbulon

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ronaldo Sharka, ish-banori i edicionit të dytë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Sigurisht një nga gjërat që u diskutua ishte fakti i finalistëve të këtij edicioni sipas tij. Ronaldo veçoi Françeskën, ku për lojën e saj pati këtë koment:

E shoh potencial. Françeska është pak a shumë dhe do e krahasoja me Dea Mishelin e vitit të kaluar. Domethënë janë të dyja lojtare të ftohta, të kalkuluara, që studiojnë çdo lëvizje të banorëve në shtëpi. Sigurisht Dea nuk ishte kaq ngjitur banorëve, por Françeskës nuk i vë faj në fund të ditës, sepse u fut në një moment të lojës që banorët kushdo është futur pas datës 13 Janar i kanë vendosur në një farë forme bllok, sepse kanë dashur ta luajnë topin vetëm për vete.

Dhe nuk i vë faj Liamit që është dashur të krijojë situata ekstreme për tu futur në lojë. Nuk i vë faj as Françeskës për këtë fjalën përndjekje. Dhe ta sqaroj se edhe psikologia e Big Brother e ka sqaruar, sepse nuk quhet përndjekje./TAR

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion