Fotolajm: Spektakël i frikshëm në qiellin mbi Liqenin e Pogradecit

Teksa moti i keq ka pushtuar një pjesë të madhe të vendit gjatë ditës së sotme, situata në Pogradec është shoqëruar me shkarkime të njëpasnjëshme të vetëtimave.
Në këto fotografi spektakolare, por të frikshme, dallohen dhjetra rrufe që kanë “çarë” qiellin mbi liqen.
Moti i keq është shoqëruar me shtrëngata në disa zona, përfshi edhe Tiranën. Ndërsa meteorologia Lajla Porja sot ka paralajmëruar për ndikimin e fenomenit “El Nino” mbi vendin tonë.
Ky fenomen meteorologjik që ndodh një herë në disa vite gjatë periudhës së verës, jo detyrimisht do të thotë temperatura më të larta.
“El Nino” sjell gjithashtu stuhi, përmbytje, rreshje të shumta shiu dhe ciklone të forta.


