FOTOLAJM/ Ngjarja e rëndë që ngriti në këmbë popullin shqiptar, babai i Martin Canit merr pjesë në protestë

Aktualitet

FOTOLAJM/ Ngjarja e rëndë që ngriti në këmbë

Para godinës së Ministrisë së Arsimit po zhvillohet protesta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të Tiranës, ku 14-vjeçarI, Martin Cani, u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

Pjesëmarrës në protestë është edhe babai i Martin Canit, Angel Cani.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spital.

FOTOLAJM/ Ngjarja e rëndë që ngriti në këmbë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion