Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i rrallë bën fole për herë të parë në Shqipëri

Aktualitet

Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i

Një shpend i rrallë është parë së fundmi në vendin tonë.  Qyqja me çafkë (Clamator glandarius) është shpendi më i rrallë që shihet në vendin tonë, që për herë të parë ka ndërtuar dhe fole.

Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i

Atlasi Evropian i Shpendëve Folezues (EBBA2) thekson se popullata folezuese e këtij lloji në Shqipëri është raportuar në nivelet e 1-9 çiftesh dhe vetëm në zonën ligatinore Shkumbin-Seman dhe atë të Drinos.

Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i

Ndër të tjera mësohet se ky është një shpend që e fut edhe Vjosë-Nartën në territoret e folezimit të këtij lloji.

Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i

“Kërkuesit tanë, për herë të parë e hasën çiftin e qyqes me çafkë në fillim të muajit prill dhe më tej territori është vizituar disa herë deri në fillim të muajit maj duke e hasur çiftin në çdo vizitë kërkimore. 

Foto/ Vizitor i veçantë në vendin tonë, shpendi i

Në një rast qyqja me çafkë u vërejt fare pranë folesë së një laraske, që me shumë gjasë është një prej foleve ku ka lëshuar së paku 1 vezë, pasi sikurse dihet, të dy llojet e qyqeve që hasen në vendin tonë janë parazitare të foleve të shpendëve të tjerë (kryesisht të llojeve të familjes së korbave).

Kjo gjetje dëshmon edhe njëherë diversitetin e lartë të shpendëve në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë, dhe veçanërisht në habitatet tokësorë gjysmënatyralë që shtrihen kryesisht në pjesën veri-perëndimore”, thekson Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion