FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe erërat e forta paralizon qarkullimin

Aktualitet

FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe

Një stuhi e fortë ka përfshirë ditën e sotme qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe

Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe

Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore.

FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe

Edhe këmbësorët e kanë pasur thuajse të pamundur të lëvizin, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë. Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve.

FOTO/ Stuhia “godet” Elbasanin! reshjet e shiut, breshrit dhe

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, pasi reshjet vijojnë me intensitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion