FOTO/ Shkrumbohet kabina elektrike, banorët braktisin pallatin në Lezhë

Aktualitet

FOTO/ Shkrumbohet kabina elektrike, banorët braktisin pallatin në

Një kabinë elektrike, në një pallat në Lezhë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të mërkurës. Siç duket edhe nga pamjet emësipërme, kabina është shkrumbuar plotësisht duke sjellë panik tek banorët.


Kabina ishte e vendosur në katin e parë të pallatit 6 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë, teksa 22 abonentët e këtij pallati kanë mbetur pa energji elektrike.

Mësohet se pallati vijon të jetë i boshatisur, pasi banorët nuk kanë qëndruar brenda për shkak të erës së rëndë të shkaktuar nga tymi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak për zjarrin është bërë ngarkesa në rrjetin elektrik të këtij pallati. Gjithesi, pritet sqarimi i shkakut të zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion