FOTO /Ra nga çatia e magazinës në Itali, ky është shqiptari Andi Rexhepi që humbi jetën

Aktualitet

FOTO /Ra nga çatia e magazinës në Itali, ky është

Andi Rexhepi, 43-vjeçari shqiptar që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Carpenedolo në një aksident në punë ishte i njohur edhe në Vallecamonica, Itali.

Shqiptari jetonte prej disa vitesh në Piamborno, dhe aty kishte ndërtuar familjen ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën 16-vjeçare.

Mëngjesin e djeshëm, ai po riparonte çatinë e magazinës së një kompanie të jashtme nga Bienno, të dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike.

Por në një moment Andi, ra nga tetë metra lartësi, duke gjetur menjëherë vdekjen. Ndërhyrja e kolegëve dhe ekipeve të emergjencës ishte e kotë.

Andi Rexhepi lë me dhimbje partneren Vanessa dhe vajzën e tij Amneris, nënën dhe motrat, kunatin dhe miqtë që e donin dhe respektonin shumë. Pas pritje së vizitave në Itali, trupi i tij do niset për t'u varrosur në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion