Foto/ Policia “blindon” kampin e Muxhahedinëve, sekuestrohen serverat e kamerave, dyshohet se…
Lajmifundit
/
20 June 2023, 11:18
Aktualitet

Dalin pamjet e operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve (MEK) në zonën e Manzës.
Prej më shumë se 5 orësh policia me urdhër edhe të GJKKO po zhvillon kontrolle në këtë kamp.

Mësohet se operacioni nisi pas disa indicieve për sulme kibernetike, por edhe dyshime se ka persona në kamp që mund të kenë lidhje direkt me Iranin dhe japin informacione sesi organizohet jeta në këtë kamp.
Po ashtu mësohet se janë sekuestruar disa servera dhe janë marrë në pyetje disa persona.
Kujtojmë që pak muaj më parë, pas sulmeve kibernetike në vendin tonë, qeveria shqiptare shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.


