Foto/ Ngjarja e rëndë në Vlorë, ky është doktori i njohur nga Korça që u gjet i vdekur në shezlong

Aktualitet

Foto/ Ngjarja e rëndë në Vlorë, ky është doktori i

Një 49-vjeçar nga Korca, i identifikuar si Kujtim Shabani, është gjetur i pajetë në shezlongun ku po pushonte prej disa ditësh në plazhin e Radhimës në Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak, mjeku është gjetur mesditën e sotme rreth orës 12:35 dhe dyshimet e para flasin se i ndjeri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ambulanca ka marrë trupin e pajetë të viktimës dhe ka çuar në morg, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion