FOTO/ Makina me shofer të moshuarin e përplasi për vdekje, ky është 22-vjeçari që humbi jetën

Aktualitet

FOTO/ Makina me shofer të moshuarin e përplasi për vdekje, ky

Personi që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj nga fshati Lukovë, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar pak pas mesditës së djeshme në rrugën e lumit të Vlorës.

I riu ka qenë duke drejtuar një motor tip “Yamaha” në momentin kur u përplas nga automjeti tip “Peugeot” që drejtohej nga shtetasi J. K., 80 vjeç, nga Vlora.

I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes, teksa përplasja ka qenë aq e fortë sa pas askidentit, makina ka përfunduar jashtë rruge, ndërsa motomjeti i bërë “copë copë” në mes të rrugës.

Ndërkaq policia njofton këtë të hënë se ka arrestuar të moshuarin që drejtonte autoveturën.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion