Foto/ Ky është Valter Bami, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas

Aktualitet

Foto/ Ky është Valter Bami, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan

Ky është Valter Bami, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet për atentatin në Larushk të Krujës, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bejtja.

Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij.

Foto/ Ky është Valter Bami, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan

Mirëpo, burime nga policia thonë se janë të bindur që 37-vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin.

 

Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje. Në dorën e majtë të Valter Bamit janë gjetur shenja baruti, tregues ky që shton dyshimet se qëndron pas kryerjes së krimit.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, edhe ky një emër i njohur i botës së krimit.

 

ME TE LEXUARAT