Foto – Kush është studenti i Akademisë së Sigurisë që u plagos në Shkodër

Aktualitet

Foto – Kush është studenti i Akademisë së
I riu në foto është Gjergj Ndërshtiqaj, një nga dy të plagosurit e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në Grudë të Shkodrës.


Të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha thanë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Autorët ndërkohë kanë arritur të largohen nga vendngjarja pas atentatit.

Një makinë e djegur është gjetur nga policia jo larg vendngjarjes. Dyshimet janë se mjeti është përdorur në atentat.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.


Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion