FOTO/ Ja për cilin dokument ka dyshime SPAK se Shkëlzen Berisha ka gisht tek “Gërdeci”

Aktualitet

FOTO/ Ja për cilin dokument ka dyshime SPAK se Shkëlzen Berisha ka

Ditën e sotme Shkëlzen Berisha u paraqit për herë të parë para prokurorëve të SPAK për të dhënë përgjigje për lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm.

Berisha pasi doli jashtë ambienteve të SPAK, ndaloi për të dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u shprehur se ishte thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.

Në fjalën e tij, djali i kryedemokratit tha se SPAK duhet të hetojë se kush e ka bërë kaligrafinë e dokumentit që po hetohet, e po ashtu theksoi se i bën përshtypje sesi i njëjti prokuror 15 vite më parë nuk e kishte parë të arsyeshme thirrjen e tij për të dëshmuar. Ndërsa sot e kërkon me statusin e personit në dijeni.

Emri i Shkëlzen Berishës është lakuar jo vetëm në media, por edhe në një shkresë ku shkruhej “për Shkëlzen Berishën” përpara tragjedisë së “Gërdecit”.

Çfarë ishte dokument?

Një shkrim i zakonshëm dore, mbi një shkresë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se ishte filli i një sërë procedurash për ndërtimin e fabrikës në Gërdec.

Dokumenti i shumëpërfolur në qarqet politike të Tiranës dhe në Kuvendin e Shqipërisë, dyshohet se është një faks i nisur nga zyra e ish-ministrit Aldo Bumçi dhe që mban shënimin: “për Shkëlzen Berishën” në anë të letrës.

Dokumenti

FOTO/ Ja për cilin dokument ka dyshime SPAK se Shkëlzen Berisha ka

Dokumenti i firmosur nga Bumçi asokohe, dyshohet se miratonte lëvizjen ligjore për të përligjur demontimin e armëve në Gërdec dhe i drejtohej ministrit të Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediu.

Hetimi dhe mohimi

I thirrur nga SPAK si person që ka dijeni, disa javë më parë Aldo Bumçi u ndal gjatë tek kjo shkresë që hodhi dyshime mbi të, në anë të së cilës ishte shkruar emri i Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit Berisha në atë kohë.

Bumçi mohoi që shënimi të ishte i vërtetë dhe hodhi akuza se ajo është falsifikuar, pasi shkrimi i dorës nuk është i tij.

Duke kërkuar një hetim të kaligrafisë në këtë rast, ish-ministri u shpreh se kronologjia e ngjarjes nuk përputhet me dokumentet.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK i komunikoi akuzën për shpërdorim detyre ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion